I FUNDIT/ Aksident i frikshëm! Automjeti përfundon në lumë, dy persona në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin Qafë Mali-Bajram Curri.

Një automjet ka rënë në lumin e Arstit.

Raportohet se si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.