Aksident i rëndë/ Makina merr përpara motorrin, ka të plagosur. Dalin detajet e para

Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në rrugën Lezhë-Shkodër.

Një makinë ka përplasur një çift turistësh që lëviznin me motor së bashku me grupin e tyre.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Ende nuk ka informacione se si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore.