Tërmeti i fuqishëm godet këtë shtet, ka të vdekur

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë qendrore të premten, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 21 të plagosur.

Mediat e huaja raportojnë se ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar një person tjetër të bllokuar nën rrënoja pas shemjes së disa shtëpive.

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë goditi rajonin qendror Ishikawa në mes të pasdites në një thellësi prej 12 kilometrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Gjithashtu zyrtarët e motit paralajmëruan banorët për pasgoditje të mundshme dhe rrëshqitje të dheut në ditët në vijim, por thanë se nuk kishte rrezik për cunami.

“Ishte një dridhje e madhe dhe e gjatë që zgjati rreth dy minuta. U ndjeva i frikësuar sepse lëkundjet vazhduan dhe vazhduan,” -i tha transmetuesit publik NHK një zyrtar i qeverisë lokale në qytetin e Suzu, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj.

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve në kryeqytetin Tokio se një person u raportua i vdekur dhe se kishte “raportime të shumta për ndërtesa të shembura”.