Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima

Një sulm me armë zjarri është raportuar në Florida të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se një burrë ka qëlluar me armë drejt një dyqani duke vrarë një 12-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 23:15 me orën lokale brenda biznesit që ndodhej në 800 Stirling Road në Dania Beach.

Pak para se të vihej në pranga, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik ka vrarë veten me armën e krimit.

Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, i cili u dërgua pranë spitalit rajonal për t’i mjekuar.

Për arsye hetimore identiteti i autorit dhe viktimës 12-vjeçares nuk bëhet ende i ditur.

Pritet të zbardhen detaje, pas hetimeve nga policia në vendin e ngjarjes dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve.