5 makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës, aksidenti shkakton trafik të rënduar

Një aksident masiv është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Sukthit.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë të paktën 5 makina.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti masiv ka shkaktuar trafik të rënduar në drejtimin Tiranë-Durrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.