Incidenti i parë gjatë ceremonisë së Mbretit Charles, flamurtarit i ndodh e papritura, tmerrohen qytetarët

Mijëra marinsa kanë marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III-të.

Por, disa prej tyre raportohet se iu rëndua gjendja shëndetësore dhe u kanë rënë të fikët.

Një anëtar i Marinës Mbretërore është parë duke i dhënë ndihmë një flamurtari që u rrëzua gjatë ceremonisë së procesionit.

Ndërkohë, Mbreti dhe Mbretëresha janë zhvendosur në tarracën perëndimore të Pallatit Buckingham, ku po qëndrojnë përballë rreth 4000 trupave.

Detarë, ushtarë dhe aviatorë janë mbledhur në kopsht ndërsa u dha himni kombëtar, ku janë të pranishëm rreth 1000 muzikantë.

Ndërkohë, Charles është kurorëzuar në moshën 74-vjeçare pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II-të.