‘Më tha do të të marr zvarrë, do të të vras’,Tea deklaroi se Kiara e kërcënoi, reagon Zhaklin Lekatari

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Tea Trifoni, e ftuar në “Më lër të flas”, deklaroi se është kërcënuar me jetë nga Kiara Tito dhe një i afërm i saj, që sipas saj mund të ketë qenë burri i tezes.

Ajo tha se ngjarja ndodhi në një prej netëve të spektaklit dhe ka pasur shumë dëshmitar në atë moment.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar. Gjithë produksioni i BBV është në dijeni për këtë. Kiara me burrin e tezes së saj, a familjarin a ça ishte, më tha do të marr zvarr, do të të vras je kështu je ashtu”, tha Tea ndër të tjera.

Kiara reagoi menjëherë pasi ishte e ftuara e rradhës në emision. Ajo tha se nuk e ka kërcënuar kurrë dhe e akuzoi Tea Trifonin se po e bën këtë për të marrë vëmendjen.

“Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk kam kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar”, tha Kiara Tito.

Mirëpo lidhur me këtë situatë ka pasur një reagim edhe nga opinionistja e “Big BrotherVIP” Zhaklin Lekatari pasi edhe emri i saj u përmend.

“Ka pasur dhe personazhe të tjerë që ka kërcënuar Kiara dhe burri i tezes së saj. Jo vetëm mua. Nuk doja ta thoja unë se flasin vetë personat por ja kanë kërcënuar dhe Zhaklinën. Ajo mori bodyguard për të dalë nga Topi ndërsa unë nuk mora gjë”, tha Tea.

Lekatari ka reaguar në një postim në Instagram ku shkruhej për deklaratën e Teas.

“E vërtetë”, shkruan Zhaklina.