U masakrua me një plumb në kokë nga ish i dashuri, del FOTOJA e Danjela Neza në Itali

Është bërë publike ditën e sotme fotoja e shqiptares e cila u masakruar nga ish i dashuri i saj në Itali.

Kujtojmë se viktima e identifikuar si Danjela Neza, 28-vjeçe shqiptare është vrarë me armë zjarri me një plumb në kokë nga ish-partneri i saj.

E ndjera me ish të dashurin e saj, janë konfliktuar pasi Neza donte të ndahej nga 27-vjeçari i identifikuar si Safayou Soë, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali.

Ai nuk ka pranuar dhe në konflikt verbal e sipër, rreth orës 02:00, Safayou e qëlloi Danjelën me plumb në kokë dhe e reja ndërroi jetë menjëherë.

Autori i ngjarjes së rëndë kishte një leje qëndrimi të rregullt dhe punon prej disa vitesh si ndihmës kuzhinier në një restorant në Savona.

Në dëshminë e tij, autori i vrasjes është shprehur se e ka vrarë Danjelën pasi ajo e kishte fyer.