Efi del nga BBV, Luizi dhe Kristi “kokë më kokë” për çmimin e madh

Efi është finalistja e dytë që është larguar nga Big Brother duke marrë 10 mijë euro, por duke humbur çmimin e madh.

Ka dalë me herët Dea, ndërsa tani shkon “kokë më kokë” për çmimin e madh Luizi dhe Kristi. Efit gjithashtu sonte ka marrë një surprizë, ku është takuar me babai e saj.

Në këtë finale gjithashtu një surprizë të madhe e pret Kristin, por edhe Luizin i cili sonte zyrtarisht do të kurorëzojë dashurinë me Kiarën, romancë që e nisën në Big Brother VIP.