Gazetari Enrik Mehmeti, zbuloi gjatë një interviste televizive zbuloi detaje të reja nga kërkimet që po kryen në lidhje me shtetasit Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, në qytetin e Sarandës.
Mehmeti zbuloi se policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e homologëve kosovarë për të zhvilluar kërkime me qen të specializuar për gjetjen e trupave të viktimave.
Gazetari theksoi se policia dyshon se dy personat e zhdukur janë ekzekutuar dhe janë varrosur në një zonë pranë Ksamilit.
“Policia shqiptare ka kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës, pasi ata kanë qenë të specializuar për të gjetur erën e trupit të njeriut. Aty po kërkohen trupat e viktimave dhe është e vështirë të jetë kryer shkrirja e trupave në acid. Aty po kërkohen trupa dhe qentë nga Kosova janë qenë që përdoren dhe në tërmete, që ndiejnë erën e njeriut. Ka pasur dhe kërkime nga pala shqiptare por pa rezultat, dhe kjo është arsyeja pse ka hyrë në lojë Kosova”, tha Mehmeti.