Luizi dhe Kiara kanë dhënë intervistën e tyre të parë pas shpalljes së Luizit fitues.
I pyetur nga Top Albania Radio për eksperiencën e tij në BBV, Luizi u shpreh shumë i lumtur për gjithçka.
Ai afroi edhe Kiarën pranë vetes duke treguar se ka partneren më të bukur në botë.
Kiara tha se gjëra të bukura i presin ndërsa Luizi u shpreh se më në fund do jetojnë dashurinë e tyre pa kamera.
Të pyetur se cila është gjëja e parë që do bëjnë pas finales, Luizi u përgjigj se do shkojnë më në fund në shtëpi. Ndërsa Kiara tha: “Gjëja e parë që do bëjmë do qetësohemi”.