Shqiptari në Itali dyshonte se gruaja e tradhëtonte me italianin, 16-vjeçarja u fut të mbronte të ëmën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Foggias në Itali. Një 45-vjeçar shqiptar ka vrarë të bijën 16-vjeçare, një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç si dhe ka plagosur gruan e tij. Ngjarja tragjike është regjistruar gjatë orëve të natës së kaluar në Torremaggiore, në zonën e Foggia, teksa autori është prangosur.

Shqiptari ka qëlluar me thikë pas shpine italianin që e ka gjetur në shkallët e pallatit ku jetonte ai dhe më pas është futur në shtëpi. Shqiptari që punonte si bukëpjekës është konfliktuar me bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhtonte me italianin De Santis.

16-vjeçarja është futur mes prindërve për të mbrojtur të ëmën dhe 45-vjeçari e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Pa shenja jete është gjetur dhe italiani në shkallë, që kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur.

Ansa.it shkruan se shqiptari dyshonte prej kohësh se gruaja e tij e tradhtonte me një italian. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja, Massimo De Santis, 51 vjeç.