Shkrumbohet plotësisht makina në ecje, dalin detajet e para

Një veturë tip ‘Benz’ është përfirë nga flakët e zjarrit si pasojë e një defekti.

Raporohet se makina është djegur plotësisht, famtmirësisht shoferi ka shpëtuar pa lëndime.

Njoftimi Policisë:

Me datë 07.05.2023, në rrugën e Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.