Polici dhunon shoferin te Medreseja, qytetarja: E lau në gjak e goditi me tabelë (Video)

Një rast dhune ka ndodhur në zonën e Medresesë. Një qytetare ka dërguar në redaksi një video, ndërsa raporton se një polic ka dhunuar një shofer. Sipas denoncueses, polici e ka rrahur shoferin duke e goditur me tabelë.

Pamjet janë filmuar nga një qytetare në Tiranë e cila ka para gjithçka dhe madje sipas saj ngjarja është zhvilluar në sytë e fëmijës së vogël dhe gruas së shoferit që u dhunua nga polici i rrugores. Në video duket qartë se efektivi i policisë përdor dhunë fizike dhe verbale ndaj qytetarit.

Ende nuk dihet motivi i kësaj dhune nga policia ndaj një qytetari të vetëm, por që një gjë është e sigurt: Policia jonë e Shtetit nuk di të ndalet me rrahjet brutale ndaj qytetarëve, ndërsa ngjarja është për të vënë duart në kokë.

Qytetarja:

Prsh kam nje vidio qe nje polic ka goditur nje shofer makine sot te medresea e lau ne gjak ne fytyr e goditi me tabel ,shoferi ishte me njerez ne makin me gruan dhe nje femij te vogel