E rëndë/ Aksident me vdekje, dalin detajet e para

Në rrugën “Gjakovë-Prizren” ka ndodhur një aksident me motor. Një person 32-33 vjeç, sipas policisë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia konfirmoi gjithashtu se aksidenti ndodhi në hyrje të Gjakovës dhe viktima nuk kishte mjetin mbrojtës për kokën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

KosovaPress shkruan se në aksin rrugor ku ka ndodhur aksidenti vendosen shumë gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.