U martua me të në finale, por Kiara dikur i thoshte Luizit: Larg qoftë, unë me ty kurrë s’martohem, më mirë të varrosem këtu

Mbrëmjen finale të spektaklit Big Brother VIP Albania, çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ishte kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ai i cili u kujdes për celebrimin e tyre, i cili u krye në Bashkinë e Tiranës në transmetim direkt.

Luizi dhe Kiara janë njohur gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në fillim raportet e tyre nuk kanë qenë aq të mira.

Një video e cila po qarkullon së fundmi me të madhe në TikTok tregon momentin kur Kiara thoshte “Larg qoftë”, kur aktori Gent Hazizi e ngacmonte duke i thënë: “Luizi nesër ndoshta mund të jetë burri yt”.

Tutje, është prezantuar një nga momentet më të tensionuara mes çiftit në shtëpinë e BBVA, ku Kiara i kishte thënë Luizit: “Unë me ty? Kurrë more, kurrë, e hap këtu e futem varrosem vet”.

Por mesa duket çdo gjë e thënë në ato kohë u tejkalua, pasi Kiara me kalimin e kohës u dashurua vërtet në Luizin dhe mbrëmjen e së shtunës i tha “Po” martesës me të para miliona spektatorëve në finalen e Big Brother VIP Albania.