Aksident i rëndë në Shkodër, makina hedh në ajër kalimtaren te vijat e bardha!

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një automjet ka përplasur te vijat e bardha një qytetare.

Për pasojë kjo e fundit është plagosur rëndë, ndërsa është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Pas përplasjes, kanë qenë të shumtë qytetarët, që i kanë ardhur në ndihmë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka shoqëruar shoferin e mjetit.