Panik në Tiranë, zjarr në tarracën e një pallati tek “Astiri”!

Një zjarr ka rënë në orët e para të ditës së sotme në një pallat në zonën e Astirit. Raportohet se, zjarri ka rënë në tarracën e pallatit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët, teksa nuk dihen shkaqet. Fatmirësisht nuk flitet për persona të lënduar.