“Jetë a vdekje”/ Gazetari Hoxha zbulon planin e Ramës për zgjedhjet e 14 majit: Synimi i PS-së…

Gazetari Poli Hoxha, tha se socialistët kanë për synim fitoren e thellë në zgjedhjet lokale.

Në një intervistë televizive theksoi se kohet e fundit të gjithë socialistët janë mobilizuar totalisht në fushatë zgjedhore.

Sipas tij përveç synimit të fitores, PS ka dhe frikë nga humbja në bashki të caktuara.

“Janë mbushur të gjithë rrugët e Shqipërisë me banderolat e Edi Ramës dhe kryebashkiakëve gjithandej. Kjo tregon se synimi është për një fitore të thellë, ose nga ana tjetër një frikë për zona të caktuara. Escobar nuk tha se si do të bëhen zgjedhjet, por tha se do i analizojnë ato. Socialistët po synojnë për një fitore të thellë. Nga kontaktet që kam me kolegët socialistë, ka disa ditë që i kanë mobilizuar për jetë a vdekje. Rama do ju tregojë ndërkombëtarëve që Metën e Berishën po i mund unë. Rama i ka nja 3 ‘non grata’, që po bëjnë fudhatë për docialistët”- tha ai.