Makina përplaset me pemën, humb jetën 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku ka humbur jetën një 24-vjeçar shqiptar.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në via Graziadei, ku tre të rinj po udhëtonin me një makinë tip Mercedes Benz.

Në një moment shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemë.

Aksidenti ka qenë fatal dhe si pasojë humbi jetën 24-vjeçari shqiptar, ndërsa kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një tjetër pasagjer.

Policia po heton për zbardhjen e këtij aksidenti.