E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-ministri

Ish-ministri i Financave të Turqisë, Kemal Dervis, i cili vuante nga sëmundja e Parkinsonit ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare në Shtetet e Bashkuara.

Ai është arkitekti i programit të stabilizimit ekonomik të Turqisë në vitin 2001.

Dervish, i ftuar në Turqi pas dy krizave financiare, la postin e tij në Bankën Botërore, ku kishte shërbyer për 22 vjet, dhe mori postin e ministrit të financave në mars 2001.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit 2002 u zgjodh deputet i Stambollit. Më 9 maj 2005, ai dha dorëheqjen nga parlamenti dhe u emërua president i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).