Po vjen nga veriu! Pas diellit rikthehet shiu (Harta-Live)

Instituti i Gjeoshkencave në raportin e fundit parashikon që nesër mbi vendin tonë do të ketë reshje të dobëta shiu deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje të dobëta në të gjitha qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 21 °C

në vendet e ulëta: 13 / 22 °C

në vendet malore: 10 / 16 °C