Zhduket turisti hollandez në kanionet e Osumit, e mori rrjedha teksa po lahej me bashkëshorten

Një turiste hollandeze është paraqitur në spitalin e Çorovodës duke kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa ka treguar se së bashku me bashkëshortin kishin hyrë për t’u larë në kanionet e Osumit.

Ajo ka njoftuar se ka arritur të shpëtojë por bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e lumit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të Policisë Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum, ndërsa në dihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.

64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje