“Ça flet mo, ça flet”, Rama “sherr” me Sejaminin LIVE në emision: Je ofenduese, këto që po thua ti janë tmerre, qesharake

Kryeministri Edi Rama, ka debatuar me analistin Neritan Sejamini, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me investimet e huaja.

Sejamini i tha Ramës se gjatë qeverisjes së tij nuk ka investime të huaja domethënëse, por vetëm vazhdim të investimeve të qeverisë Berisha, ose kompani shqiptare që janë regjistruar në offshore.

Edi Rama: Merri dhe lexoji investimet e huaja pse une do ua them?

Neritan Sejamini: Unë po flas për fakte ekonomike. Ose flasim me fakte ose me fushatë, kërcim dhe këngë.

Edi Rama: Si flitet kështu? Investimet janë në maksimume historike.

Neritan Sejamini: Janë kompani të huaja që kanë qenë, ose kompani shqiptare të regjistruara jashtë. Ka kompani të huaja këtu përveç SHELL?

Edi Rama: Si flisni kështu? Kjo është një gjuhë që nuk e di çfarë të them. Vetëm gjuhë faktesh nuk është. Sigurisht SHELL, nuk ka filluar të ekzistojë pasi ekzistoi partia jote. Flet në emër të asaj qeverie ti, sepse ke qenë këshilltar dhe flet në emër të Saliut.

Neritan Sejamini: Nëse ke gjë me fakte, nuk ka kuptim të thuash si flas unë.

Edi Rama: Ti je ofendues në mënyrën si flet. Je ofendues. Po mirë, po kontratat e reja të SHELL? Je i painformuar.

Neritan Sejamini: Cili është një investitor i huaj që ka ardhur në Shqipëri me qeverisjen tuaj?

Edi Rama: SHELL ka kërkuar të bëjë kontrata të reja.

Neritan Sejamini: Vazhdim i investimit…

Edi Rama: Kompanitë që nga Mercedesi deri te kompania koreane apo kompania japoneze, deri të Lufthansa që ka 400 të punësuar. Po të marr këto, por ka shumë të tjerë.

Neritan Sejamini: Sa është vlera?

Edi Rama: Më pyete për kompani dhe po ti them. Voltalia çfarë është? Kompani e madhe franceze.

Neritan Sejamini: Tenderim i Shqipërisë.

Edi Rama: Ça flet mo ça flet?

***
Edi Rama: Të thuash që Porti i Durrësit nuk është investim i huaj….

Neritan Sejamini: A do të financohet nga shitja, Porti i Durrësit?

Edi Rama: Nuk dua të flas, se nuk dua të prish gojën, këto që thua ti janë tmerre. Janë qesharake. Vjen investitori i huaj, do të bëjë invsetim 2 miliardë…

Neritan Sejamini: Faktet mund të jenë skandaloze, por janë të vërteta. Kjo e Portit të Durrësit verifikohet lehtësisht.

Edi Rama: Këto i kam dëgjuar nga partia jote në Parlament. Ose e bën me qëllim ose je out. Ti thuash audiencës tënde që ky invsetim nuk është i huaj, është turp.

Neritan Sejamini: Është kështu si them unë.