‘Ka ngacmuar vajzën. Kamerat do tregojnë gjithçka. Vrasja e paramenduar’. Flet nga spitali Tefta Malaj

Tefta Malaj, gruaja që i shpëtoi krimit të burrit, ka treguar arsyen sipas saj pse burri i saj vrau vajzën dhe një tjetër shtetas italian.

Nga shtrati i spitalit Tefta ka rrëfyer se burri e ka ekzekutuar vajzën sepse para dy vitesh ai e kishte ngacmuar seksualisht atë.

“Para dy vitesh ai ka nguacmuar vajzën seksualisht. E ka prekur, ka bërë gjëra. Nuk ishte i dehur, ai tha që donte të vriste veten por nuk ishte aq burrë.

Vajza nuk e donte dhe nuk fliste më me të prej këtij veprim ndaj dhe ky e vrau vajzën. Kjo është e vërteta. Unë dua telefonin se kam regjistruar. Unë do flas pasi të hapen kamerat dhe pasi policia italiane të zbardh krimin.”- tha Tefta Malaj.