Rrëfehet për herë të parë Tefta Malaj: Taulanti na qëllonte me thikë dhe fliste me dikë, ishim në gjumë dhe të parin donte të vriste djalin

Tefta Malaj, shqiptarja që mbeti i plagosur nga bashkëshorti në Itali, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin me Zemër të Hapur, ku tha se Taulanti dy vite më parë ka ngacmuar seksualisht vajzën e tyre, Xhesikën, të cilës i mori jetën.

Ajo ka rrëfyer më tej ditën kur ndodhi ngjarja, që sipas saj ato kanë qenë në gjumë, në momentin kur 45-vjeçari fillimisht ka tentuar që të vrasë djalin me thikë.

Tefta tregon që në shtëpinë e tyre ka pasur kamera sigurie, të cilat duhet të administrohen sa më parë nga ana e policisë italiane.

Tefta Malaj:

Ishim duke fjetur të gjithë, nuk e ndjeva që po dilte, mori djalin para, donte që të therte djalin, na gjuante me shqelma ndërkohë që bënte videon.

Vajza dëgjoi zhurmën dhe doli, vajzën nuk e ka dashur, do ti them ca gjëra më tutje. Nuk më ka akuzuar më parë për tradhti, jemi zënë më përpara, unë i kam dhënë një mundësi më idenë që do të ndryshonte.

Italiani ka shtëpinë atje, e ka gjetur në momentin që është kthyer nga puna, e njihnim si gjithë të tjerët. Nuk e kam dëgjuar që të flasë me njeri, sepse unë kam qenë në gjumë, në momentin që po na godiste, fliste me dikë, ka pasur bashkëpunëtor. Kam frikë për djalin.