Tragjedia, babai e harron foshnjen në makinë për 3 orë, kur kthehet e gjen të pajetë

Një tragjedi e paimagjinueshme është regjistruar në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën e tij në makinë për disa orë dhe për pasojë foshnja humbi jetën.

Sipas artinos.gr, për arsye të panjohura deri më tani, babai e kishte harruar fëmijën në sediljen e pasme.

Kur pas 3 orësh ka kuptuar mungesën e fëmijës, ka shkuar te makina dhe e ka gjetur të lidhur në karrigen e fëmijës pa ndjenja.

Foshnja ishte pa ndjenja dhe nxirrte shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua dhe vdekja.

Për shkakun e vdekjes së foshnjës u urdhërua autopsia dhe u dërgua në Janinë.