Pak para zgjedhjeve lokale/ PD bën lëvizjen e rradhës dhe ‘zbarkon’ në SPAK. Zbulohet aryseja e fortë

Partia Demokratike ka kallëzuar këtë të martë në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ai i cili ka depozituar kallëzimin, me pretendimin se ka kryer shkelje të rënda gjartë fushatës elektorale.

Sipas tij, kryebashkiakja socialiste i ka bërë presion dhe ka kërcënuar punonjësit e administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht.

Noka kërkon që SPAK të regjistrojë procedimin ndaj Bufit, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.