Shtatë makina aksidentohen te “Selvia” në Tiranë (FOTO)

Shtatë makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë një frenim i gabuar i një prej drejtuesve të mjeteve. Kjo ka bërë që makinat e tjera që ndodheshin pas, të përplaseshin me njëra-tjetrën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.