Mes Veliajt, Këlliçit dhe Bejkos, kë do votojnë të dielën shqiptarët? Jorgo Pulla zbulon se kush kanididatë bashkiakë favorizohet nga yjet

Astrologu Jorgo Pulla ka treguar se çfarë thonë yjet për kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit.

Ai bëri një analizë astrologjike të Veliaj, Këlliçit dhe Bejkos, duke pasur parasysh ditëlindjet e tyre dhe sipas tij duket se më i favorizuari nga yjet është Veliaj dhe pas tij vjen Klliçi.

“Erion Veliaj 17 dhjetor 1979, i përket 10 ditëshit të tretë të Shigjetarit, ndaj ka mundësi shumë të mëdha në çështjet që lidhen me komunikimin dhe marrje vendimesh. do ketë vazhdimësi pozitive dhe rëndësi të veçantë. Ai ka momentin më të mirë politik që ka pasur ndër vite.

Belind Këlliçi, 25 janar 1997. I përket 10 ditëshit të parë të ujorit. Do jetë vit pak me pengesa për çështjet e mëdha, për zgjedhjet do kenë mundësi, por është më tepër njohja në ndikime të mëdha, do i duhet punë akoma. Kjo periudhë është thikë me dy presa për ujorët.

Roland Bejko, 7 shkurt 1979. Kemi dy ujorë, 10 ditëshi i dytë ka ndikime shumë të mira. Do ketë mundësi të mëdha, rezultate pozitive. 10 ditëshi i parë i ujorit nuk është shumë i favorizuar, ndërsa 10 ditëshi i dytë është shumë i favorizuar. Ujorit të 10 ditëshit të dytë i kanë bërë padrejtësi në dy vitet e fundit.

Në këtë muaj ndikim pozitiv do kenë shigjetarët, kjo periudhë zgjedhjesh, në disa vende mund të ketë edhe përsëritje në dy ose disa vende në dy ose tre bashki, në të cilat mund të kemi probleme”,-tha astrologu Pulla.