Incident i rëndë në Bulqizë. Gazetari i njohur, Enver Doçi është dëbuar me dhunë nga takimi i Partisë Socialiste.
Mësohet se truproja e ministren Belinda Ballukut ka dëbuar gazetarin Doçi, ndërkohë që ky i fundit donte që të ndiqte takimin elektoral të zëvendëskryeministres.
Duke mos u mjaftuar me kaq, truproja e Ballukut ka tentuar që të godiste gazetarin.
E gjithë ngjarja ndodhi para takimit elektoral që do të mbante Balluku me banorë të zonës.