Flet kunata e Taulantit: Ai telefonoi dhe tha se ka vrarë 3 veta, djalin e gjetëm duke parë motrën të vdekur

Detaje të reja rreth krimit makabër në Itali.

Zbardhet një tjetër dëshmi në lidhje me masakrën e kryer nga Taulant Malaj, i cili plagosi gruan e tij, Tefta Malaj, vrau vajzën, Xhesika, si dhe një shtetas italian, me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Së fundmi ka folur kunata e Taulant Malajt. Raba Malaj tregon se pasi kishte kryer masakrën, Taulanti kishte marrë në telefon vëllanë e tij dhe kishte thënë se ka vrarë tre veta.

“Natën që kreu krimin, Taulanti na telefonoi. Ai mori vëllanë dhe pohoi se kishte vrarë 3 persona. Pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë dhe tha ejani të merrni djalin. Ne kur shkuam, gjetëm djalin duke parë të motrën e vdekur”, tha ajo.