“Italiani e mori me Maserati”, Taulant Malaj: I kam filmuar duke …

Taulant Malaj ka rrëfyer vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Xhesika dhe 51-vjeçarit Massimo De Santis, fqinj dhe “dashnor” i gruas së tij Tefta.

45-vjeçari shqiptar ka rrëfyer detajet e ditëve të fundit, në të cilat zemërimi ishte shtuar ndaj gruas dhe fqinjit të tij.

Malaj ka treguar para gjyqtarëve se ai ka spiunuar lëvizjet e gruas dhe takimet e saj me të dashurin përmes kamerave të shtëpisë. Ai u shpreh i sigurt se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore prej më shumë se një viti dhe tha se disa takime mes të dyve i kishte regjistruar me celular.

Madje ai thotë se në një rast fqinji i tij italian e ka marrë me makinë ‘Maserati’ gruan e tij dhe së bashku janë larguar.

Një ditë Massimo mori gruan time me Maseratin e tij.

Pas kësaj, shqiptari thotë se gruaja e tij ka nisur të takohet dhe flasë rregullisht me fqinjin italian. Malaj i tha prokurorit se gruaja dhe italianin hanin shpesh bashkë dhe ai ka regjistruar disa dreka mes të dyve me telefonin e tij celular.