Po vjen shiu! Ja tre qytetet ku do të ketë shtrëngata të fuqishme (Harta-Live)

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 18 °C

në vendet malore: 8 / 13 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.