“Me Dean jam duke…”/ Habit Kristi: Zhaklina mund të ketë tërheqje seksuale, unë do doja një më të re…

Ish-banori i “Big Brother VIP “, Krist Aliaj ka folur sot për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kristi gjithashtu ka treguar se kë ka mikeshën më të mirë nga BB VIP.

“Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri”, tha ai.

I pyetur ‘a mund të ketë Zhaklina tërheqje seksuale ndaj tij?’, ish-banori i BB VIP tha:

“Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë”.