I fiksuar se gruaja e tradhëtonte me italianin, Taulant Malaj kishte instaluar edhe kamera brenda në banesë. Tregon pse i filmoi viktimat pas masakrës?

Detaje të reja mësohen rreth masakrës që kreu shqiptari Taulant Malaj në Itali.

Para hetuesve ai ka treguar edhe pse i filmoi viktimat e tij.

“Nuk e di pse e kam bërë videon me celularin. Në atë moment më ka rënë djalli në mendje. E kam bërë kështu, nuk ka ndonjë arsye të veçantë”, janë këto fjalët e Taulant Malaj, duke pranuar fajësinë për vrasjen e vajzës së tij dhe shtetasit italian, si dhe plagosjen e të shoqes.

Mediat italiane raportojnë se Taulanti ishte i fiksuar se gruaja e tij e tradhtonte, e pikërisht me 51-vjeçarin Massimo De Santis, të cilin e la të vdekur.

Për këtë arsye ai kishte vënë dhe kamera në banesë, pasi dyshonte se ky i fundit takonte gruan e tij.

Sipas të njohurve, ai u përpoq të mos e linte kurrë vetëm Teftën, e cila në fakt rrallë dilte vetëm nga shtëpia. Ndërkohë ai ka treguar para oficerëve se gruaja e tij ka dalë edhe shëtitje me 51-vjeĻari, i cili e ka marrë atë me një makinë Maserati.

Sipas tij, gruaja e tij dhe fqinji italian, ishin në një lidhje prej më shumë se një viti.

Por nga ana tjetër bashkëshortja nga spitali ka akuzuar burrin se ka ngacmuar vajzën dhe se gjithçka do zbardhet nga vëzhgimi i kamerave brenda shtëpisë.