EMRI/ Aksidenti me vdekje në Sarandë – Borsh, “Opeli” i shkatërruar nga përplasja!

Dalin pamjet e aksidentit me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë – Borsh. 60-vjeçari, duke drejtuar një mjet tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin e makinës e për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së automjetit ka humbur jetën drejtuesi Jorgo Bitri, 60 vjeç. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Ndërkohë, me 60-vjeçarin kanë qenë duke udhëtuar edhe dy pasagjerë, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.