Me Jeep të zi, publikohet videoja e takimit sekret mes Bashës dhe Ballës

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live” u publikua një video sipas “SyriTv” e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy).

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve.

Në orën 18:04minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.

Në 18:27minuta, mbërrin edhe Taulant Balla.

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy./Syri.net