Aksident i rëndë në Lezhë, i mituri përplas për vdekje burrin me motoçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Sipas informacioneve praprake mësohet se viktimë ka mbetur një 60-vjeçar.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ku një automjet i cili po drejtohet nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga 60-vjeçari.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes burri nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.