Makina përfundoi në arë, copat e motoçikletës së shkatërruar të shpërndara në rrugë! Pamje nga aksidenti me vdekje

Këto janë pamjet e aksidentit ku humbi jetën një 60-vjeçar i identifikuar si Frrok Lika në aksin Ishull-Lezhë.

Makina që drejtohej nga një i mitur 14-vjeçar ka përfunduar në arë, ndërsa motoçikleta ku udhëtonte viktima është bërë copash.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.