VIDEO-Me pranga në duar dhe i rrethuar nga polica, momenti i arrestimit të Belerit

Mbrëmjen e djeshme polica ka shoqëruar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Ai është marrë pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij.

Siç shihet në videon e mëposhtme në momentin e arrestimit Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës.

Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.

Në media raportohet se në momentin e arrestimit kanë qenë edhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi sipas raportimeve prangosja e tij është bërë me urdhër të lëshuar nga SPAK.