Shqipëria shteti i parë që shkon në finalen e madhe të Eurovision 2023

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë arritur ta çojnë Shqipërinë në finalen e Eurovision 2023.

Albina dhe familja Kelmendi kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë që u mbajt mbrëmjen e sotme duke u ngjitur në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.