Aksident i frikshëm në Tiranë-Durrës, makina përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë tip “Toyta” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në afërsi të një qendre tregtare, duke bllokuar trafikun në këtë segment.

Nga pamjet duket që makina ka pësuar dëmtime të shumta por ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.