Aksident i rëndë në Lushnje, makina përplas shitësin anës rrugës dhe përfundon në kanal

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shitësin ambulant në Lushnje dhe më pas është përmbysur duke rënë në kanal.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në vendin e quajtur “Kthesa e Çermës” në Lushnje.

Mësohet se shitësi ka mbetur i plagosur ndërkohë që Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.