WIZZ AIR sërish problematik, këtë herë shpërthen në flakë avioni në pistë, pasagjerët bllokohen në aeroport

Një avion i kompanisë ajrore WIZZ AIR ka marrë flakë sot në pistën e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rinas.

NewsBomb.al mëson se avioni i linjës Tiranë-Paris, do të nisej në orën 6:00, por si pasojë e përfshirjes së flakëve në një nga motorët e tij, fluturimi është anuluar.

Si pasojë pasagjerët kanë zbritur dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Ata janë detyruar që të presin avion tjetër për të mbërritur në destinacionin përkatës.

Siç shihet edhe në video, tymi i zi ka shpërthyer në një prej motorëve në krahët e avionit. Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.