Media në zi/ Humb jetën gazetari 25-vjeçar (Emri)

Një gazetar ka humbur jetën në Kolumbi, pasi u sulmua nga dy persona me motor në veri të vendit.

Sipas lajmeve në shtypin kolumbian, një sulm i armatosur është kryer ndaj një gazetari lokal në qytetin Cienaga de Oro, në rajonin administrativ Cordoba të vendit.

Julio Manzur, 25-vjeç, i cili punonte në “Notiorense news”, humbi jetën si pasojë e sulmit të armatosur nga dy persona me motor. Duke dënuar sulmin, Federata Kolumbiane e Gazetarëve deklaroi se tre gazetarë janë vrarë në shtatë muajt e fundit.

Policia njoftoi se një shpërblim prej 10 milionë pesos kolumbiane (2.000 dollarë) do të jepet për ata që ndajnë informacione për ngjarjen. Në deklaratën e tij, Fondacioni për Lirinë e Shtypit (FLIP) në Kolumbi u bëri thirrje autoriteteve dhe kërkoi që vrasja të zbardhet sa më parë.