Tragjike/ Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një grua dhe plagosen 3 të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Selenicë, Vlorë.

Bëhet me dije se viktima është një grua 60-vjeçare.

Mjeti tip “Renault” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit.

Mësohet se tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spital, ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.