E rëndë/ Nuk donte që e dashura të abortonte fëmijën, partneri vret 26-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, SHBA ku një 26-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga partneri i saj, 22-vjeçar.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi pasi e reja abortoi fëmijën e saj 2-muajshe.

Dyshohet se autori, Harold Thompson, 22 vjeç mund të jetë babai i foshnjës dhe nuk donte që e dashura e tij, Gabriella Gonzalez të bënte një abort.

Kujtojmë se në Teksas është marrë vendimi që në shtator të vitit 2021, se abortet janë të ndaluara pas afërsisht gjashtë javësh shtatzënie.