Vajza denoncon faqen online: Ndihem keq, më thonë pabukse dhe injorante

Vitet e fundit është shtuar ndjeshëm blerja online. Për të kursyer kohë, qytetarët e shumtë zgjedhin të blejnë përmes rrjeteve sociale. Shumë prej tyre, kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë marrë produktet që kanë porositur online.

Në të shumtën e rasteve qytetarët ose përballen me masë më të vogël se ajo që kanë porositur, ose me produkt tjetër ose me produkte fallco. Ndërkohë së fundmi, një vajzë është përballur me një komunikim fyes. qytetarja shkruan për JOQ se ka porositur një produkt tek faqja Pretty Lady Boutique, dhe pasi i ka ardhur porosia nuk ka mundur ta marrë pasi ka shkuar në spital tek një familjar i saj.

Sipas qytetares, në momentin që i ka thënë faqes se nuk mund ta marrë porosinë në kohë, stafi i shitjeve online, i është përgjigjur duke e cilësuar qytetaren si pabukse dhe injorante. Vajza ka nisur edhe mesazhet që ka bërë me personin që administron faqen ku ajo kishte porositur rroba online.

Qytetarja:

Pershendetje si jeni do isha e kenaqur ne qoftese do me ndihmonit vetem ta hillnit keto foto qe do ju nis tani sepse ndihem shume keq ju lutem. Keto jane foto un nuk e kam marre porosine sepse kam pasur familjar ne spital dhe keta me thojne injorante pabukës. Do ndjehesha e lehtesuar neqoftese do me ndihmonit.