Sherr për 5 euro, i riu shqiptar gjendet i vdekur në një pyll në Spanjë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë në një pyll.

Mediat spanjolle raportojnë se shkak për vdekjen e tij është bërë trafiku i lëndëve narkotike. Autori kryesor për vdekjen e shqiptarit deri më tani është një 52-vjeçar spanjoll pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro.

Dyshohet se 29-vejçari është godit me çekiç pas një konflikti për një plantacion marijuane.

Policia katalanase nisi kërkimet pas denoncimit të kryer nga të afërmit e viktimës. Autoritet spanjolle nisën kontrollet në zonë dhe zbuluan një plantacion kanabisi ku arrestuan një 52-vjeçar spanjoll.

Pas arrestimit të spanjollit u zbulua edhe trupi i pajetë i të riut shqiptar u raportua se kishte plagë dhe se ishte dhunuar për vdekje.